LONDËR, 15 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qeveria britanike po punon me Ruandën për një marrëveshje të re për menaxhimin e azilkërkuesve, pasi Gjykata e Lartë e shpalli sot të paligjshme marrëveshjen mes Londrës dhe Kigalit, deklaroi kryeministri konservator Rishi Sunak.
“Qeveria tashmë po punon për një traktat të ri me Ruandën dhe ne do ta finalizojmë atë në dritën e vendimit të sotëm”, tha kryeministri.
Sunak tha gjithashtu se ishte gati të “rishikonte” pjesëmarrjen e vendit në konventat ndërkombëtare në mënyrë që të realizonte planin e tij për të ndaluar zbarkimet në brigjet angleze.
Kryeministri britanik Rishi Sunak përsëriti gatishmërinë e tij për të bërë “çdo gjë të nevojshme për të ndaluar zbarkimet e emigrantëve në brigjet angleze, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë që shpalli plani për të zhvendosur azilkërkuesit nga Britania e Madhe në Ruanda”.
“Ky nuk ishte rezultati që donim, por ne kemi shpenzuar muajt e fundit duke planifikuar për çdo eventualitet dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të ndaluar zbarkimet”, shtoi ai në një përpjekje për të kufizuar dëmin nga një disfatë për ekzekutivin konservator./ /os/