BM – Politikanët britanikë i urojnë shërim të shpejtë mbretit Charles III

by admin
Spread the love



LONDËR, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – I uroj Madhërisë së Tij shërim të shpejtë dhe të plotë dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të kthehet brenda një kohe dhe e di që i gjithë vendi do t’i urojë më të mirën, shkroi në X kryeministri britanik Rishi Sunak pas njoftimit të Buckingham Palace për diagnozën e kancerit të mbretit Charles III.

Politika e Mbretërisë së Bashkuar po i afrohet sovranit të saj, pasi edhe lideri laburist Keir Starmer i uroi mbretit “gjithë të mirat”, në emër të partisë.

“Ne mezi presim ta shohim atë të kthehet në shëndet të plotë. I uroi atij më të mirat për një shërim të shpejtë”, deklaroi kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill.

Ministri i Parë i Uellsit, Mark Drakeford tha se ishte “i pikëlluar kur dëgjoi lajmin”, duke dërguar urimet e tij më të mira.

“Sot i gjithë vendi do të lutet për mbretin. Urimet më të mira për Charles III për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, shkruan ish-kryeministri Boris Johnson në X./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Firmoset sot dokumenti përfundimtar i njohjes reciproke të sigurimeve shoqërore me Italinë


You may also like