BM – Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

by admin
Spread the love

LONDËR, 5 shkurt /ATSH-DPA/- Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe është diagnostikuar me kancer, njoftoi sot pallati mbretëror, Buckingham Palace.

Pallati konfirmoi se mbreti Charles vuan nga kanceri i prostatës, sëmundja e te cilit u zbulua ndërsa po trajtohej në spital për shkak te prostatës të zmadhuar.

Mbreti ka filluar trajtimet e rregullta, dhe është këshilluar të shtyjë detyrat e tij ndaj publikut.

Pallati nuk pranoi të konfirmonte llojin e kancerit.

Ai do të vazhdojë të punojë në prapaskenë për biznesin shtetëror dhe dokumentet zyrtare. Mbreti Charles u kthye sot nga Sandringham në Londër për të nisur trajtimin si pacient ambulator.

Charles, 75 vjeç, u largua nga Klinika e Londrës një javë më parë pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal.

Buckingham Palace njoftoi më 16 janar se mbreti do të trajtohej për një prostatë të zmadhuar, dhe se gjendja ishte beninje.

Charles, i cili erdhi në fron vetëm 17 muaj më parë, u pa për herë të fundit të dielën kur ai vizitoi kishën në Sandringham.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like