BM – Kryeministri Johnson fiton votëbesimin dhe vazhdon detyrën

by admin
Spread the love

LONDER, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria e Boris Johnson ka fituar një votëbesim në Dhomën e Komuneve, pas një debati intesiv prej pesë orësh.

Johnson, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht, tani pritet të vazhdojë në rolin e tij si kryeministër i përkohshëm për shtatë javët e ardhshme derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Konservatore për ta zëvendësuar atë.

Ligjvënësit votuan 349 pro dhe 238 kundër për të mbështetur mocionin duke deklaruar se Commons (Dhoma e Komuneve) ka besim te qeveria.

Johnson  foli gjerësisht për Brexit-in, mbështetjen për Ukrainën dhe trajtimin e tij të pandemisë Covid-19 në mes të sulmeve të furishme nga opozita.

Në një aluzion për atë që do të vijë, Johnson u tha gjithashtu deputetëve se do të ketë “më shumë për të thënë në lidhje me ngjarjet që lidhen me largimin e tij./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/7/2022
Artikulli tjetërMbi 73 % e eksporteve shqiptare drejt BE-së

You may also like