BM – Komunitetet britaniko-turke dhurojnë 750,000 £ pas tërmetit në Turqi dhe Siri

by admin
Spread the love

LONDËR, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Populli turk ka duartrokitur ndihmën e komuniteteve në Britaninë e Madhe, të cilët kanë dhuruar mijëra paund dhe qindra kuti me ndihma humanitare, pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Një zëdhënës i Shoqatës britaniko-turke, me seli në Luton tha se reagimi i të gjitha komuniteteve në Londër ka qenë “emocional”, pasi numri i të vdekurve në Turqi arriti në mbi 5 000, dhe shuma e donacioneve në mbarë botën në faqen ku po mblidhen fondet “JustGiving” i tejkaloi 750,000 £ (900,000 dollarë) në një ditë.

“Si një shoqatë bamirëse prej 20 vitesh në Britaninë e Madhe, ne u krijuam për të ndihmuar në çdo lloj fatkeqësie. Së pari, në Britaninë e Madhe, dhe në mbarë botën, duke përfshirë Turqinë”, tha Atilla Ustun, kryetari i Shoqatës së Komunitetit britaniko-turke. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like