BM – Johnson: Pushtimi i pabesë rus ndaj Ukrainës i destinuar të dështojë

by admin
Spread the love



LONDËR, 9 mars /ATSH-ANSA/ – Pushtimi i pabesë rus ndaj Ukrainës është i destinuar të  dështojë, edhe pse ditë të vështira na presin, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson në Dhomën e Komuneve.

Johnson iu përgjigj edhe akuzave të ngritura nga opozita mbi menaxhimin e krizës së pashmangshme energjetike shkaktuar nga sanksionet kundër Moskës dhe ngadalësimin e deritanishëm në pritjen e refugjatëve ukrainas.

Kryeministri duke iu referuar videos së presidentit ukrainas Volodymir Zelensky përsëriti se ”Vladimir Putin do të dështojë” dhe se ”ne do të kemi sukses në rikrijimin e një Ukrainë sovrane dhe të pavarur”./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakLamallari: Të përkushtuar për siguri të qëndrueshme në Evropë
Artikulli tjetërFilarmonia e Odesës luan ”Don’t worry, be happy” pranë llogoreve


You may also like