BM – Inteligjenca britanike: Rusia po ”ndjen” presionin e forcave ukrainase

by admin
Spread the love

LONDËR, 19 shtator /ATSH-DPA/ –  Sipas një raporti të përditshëm të inteligjencës britanike, forcave ajrore ruse po i rritet presioni nga ana e Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se në dhjetë ditët e fundit, Rusia ka humbur katër avionë ushtarakë, duke e çuar totalin në 55 avionë që nga fillimi i luftës.

Ai shtoi se ‘’rritja e kësaj shifre mund të jetë shkaktuar pasi forcat ajrore ruse janë duke ndërmarrë rreziqe për të mbështetur forcat tokësore , dukeqenëse forcat ukrainase po përparojnë’’.

Gjithashtu ndërgjegjësimi i pilotëve rus ka qenë i dobët.

Sipas ministrit, ‘’mungesa e vazhdueshme e mbështetjes ajrore nga ana e Rusisë është një nga arsyet kryesore që po çon në dobësimin e operacionit në Ukrainë’’.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësime çdo ditë në lidhje me luftën bazuar në raportet e inteligjencës që kur Rusia shpalli fillimin e luftës.

Moska e ka akuzuar Londrën për një fushatë dezinformimi.  /as/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like