BM – Inflacioni në nivele rekord

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Çmimet në Britaninë e Madhe janë rritur ndjeshëm duke thyer kështu rekordin e vitit 2005, deklaroi Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë.

Çmimet e dyqaneve u rritën me 4,4% në terma vjetorë në korrik, më shpejt se rritja prej 3,1% e regjistruar në qershor. Kjo ishte rritja më e madhe vjetore që nga fillimi i indeksit në 2005.

Rritja e kostove të prodhimit, e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, së bashku me kostot e tepruara të transportit tokësor, i kanë shtyrë çmimet e ushqimeve në një rritje prej 7%.

”Ndërkohë, çmimet joushqimore janë goditur nga rritja e çmimeve të transportit, kostot e prodhimit dhe ndërprerjet e vazhdueshme të prodhimit në Kinë”, theksoi Helen Dickinson, shefja ekzekutive e BRC./ /os/

The post BM – Inflacioni në nivele rekord appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like