BM – Inflacioni i çmimeve të ushqimeve në nivel rekord

by admin
Spread the love

LONDËR, 28 mars /ATSH-DPA/ – Çmimet e ushqimeve në dyqanet britanike shënuan një tjetër rritje rekord në muajin mars, për shkak të rritjes historike të çmimeve të produkteve ushqimore dhe joushqimore, sipas të dhënave të Konsorciumit Britanik të Shitjeve me Pakicë (BRC).

Sipas BRC- Nielsen IQ, indeksi i çmimeve u rrit me 8,9% në terma vjetore, në mars, krahasuar me 8,4% në shkurt.

Rritja vjetore është nxitur kryesisht nga një rritje tjetër rekord prej 15,0% e çmimeve të ushqimeve.

Helen Dickinson, shefja ekzekutive e BRC-së, vuri në dukje se rritja e kostos së sheqerit së bashku me kostot e larta të prodhimit ngriti çmimet e çokollatës dhe ëmbëlsirave në muajin mars.

Çmimet e frutave dhe perimeve u rritën gjithashtu pasi të korrat në Evropë dhe Afrikën e Veriut u përkeqësuan, ndërsa importet u shtrenjtuan për shkak të dobësimit të paundit.

Gjithashtu, çmimet joushqimore shënuan një rritje rekord prej 5,9%.

Pavarësisht nivelit të ri rekord, BRC paralajmëroi se inflacioni i çmimeve nuk ka arritur ende kulmin.

“Trendi i rritjet së çmimeve të ushqimeve ka të ngjarë të lehtësohet në muajt e ardhshëm, por inflacioni pritet të mbetet i lartë”, tha Dickinson./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like