BM – Gjykata e Lartë: Skocia nuk ka të drejtë të zhvillojë referendum për pavarësinë

by admin
Spread the love

LONDËR, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe ka vendosur që parlamenti skocez nuk mund të nxjerrë ligje për një referendum të dytë të pavarësisë pa pëlqimin e Westminster-it.

Çështja u soll në gjykatë pasi kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, parashtroi planet për të mbajtur një votim të dytë për pavarësinë, më 19 tetor 2023.

Por, kryetari i Gjykatës së Lartë, Robert John Reed theksoi se “parlamenti skocez nuk ka fuqinë të nxjerrë ligje për një referendum mbi pavarësinë skoceze”.

Qeveria e BM, që është kundër një votimi të dytë për pavarësinë, tha se ”është e qartë që projektligji lidhet me një çështje të rezervuar për Westminster-in”.

Përfaqësuesi ligjor, James Eadie argumentoi gjithashtu se ”projektligji ishte në një fazë shumë të hershme që gjykata të lëshonte një vendim”./ /as/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBerisha: PD 23 amendamente për buxhetin, rritje e pagave me 25%

You may also like