BM – Cleverly: Putin të japë llogari pë krimet e kryera ndaj civilëve në Ukrainë

by admin
Spread the love

LONDER, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ekziston një nevojë absolute për llogaridhënie për ushtarët rusë në terren që po i kryejnë këto mizori, deklaroi ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, gjatë një interviste për BBC.

”Duhet të ketë një marrje përgjegjësie, qoftë edhe për Vladimir Putin”, shtoi ai.

“Ne kemi mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por pranojmë se mund të ketë mjete të tjera dhe ne do të punojmë me miqtë tanë, përfshirë ukrainasit, në komunitetin ndërkombëtar për të shqyrtuar se si mund të duket një kornizë efektive e llogaridhënies,” shtoi ministri.

“Mesazhi që duhet të dërgojmë në mbarë botën është se agresioni nuk paguan, se nuk mund të përfitoni nga brutalizimi i fqinjit tuaj”, theksoi Cleverly. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like