BM – Charles III udhëheq familjen mbretërore për funeralin e Elizabeth II

by admin
Spread the love

LONDËR, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe do të udhëheqë familjen mbretërore në kortezhin e funeralit të nënës së tij, që do të lëvizë nëpër qytete e qyteza drejt katedrales së Edimburgut për të lejuar publikun të bëjë nderimet e tyre.

Mbretëresha Elizabeth II do të dërgohet nga pallati Holyroodhouse në katedralen e “Shën Giles”, ku familja e saj dhe një kongregacion nga të gjitha fushat e shoqërisë skoceze, do të marrin pjesë në një akt falënderimi për jetën e saj.

Detajet e plota nuk janë publikuar ende, por ka spekulime se duka dhe dukesha e Sussex-it dhe princi dhe princesha e re e Uellsit, të cilët të shtunën u vendosën në një front të bashkuar gjatë një paraqitjeje në kështjellën Windsor, do të jenë pjesë e grupit.

Charles do të udhëheqë disa nga anëtarët e familjes mbretërore në këmbë, që pritet të jetë duka i Jorkut, Earl of Wessex, princesha Royal dhe bashkëshorti i saj zëvendësadmirali Sir, Tim Laurence, ndërsa mbretëresha Consort dhe anëtarë të tjerë të monarkisë do të jenë në makina.

Anëtarët e publikut do të jenë në gjendje të shohin arkivolin për t’i bërë nderimet e tyre për 24 orë.

Më vonë në mbrëmje, mbreti dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, vëllezërit e motrat e tij, do të bëjnë një vigjilje në katedrale në nder të nënës së tyre.

Charles dhe Camilla ndodhen në Londër, por përpara nisjes së tyre në kryeqytetin skocez ata do të vizitojnë Westminster Hall ku të dy dhomat e Parlamentit do t’i shprehin ngushëllimet e tyre monarkut të ri dhe bashkëshortes.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like