BM – Bien shitjet me pakicë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËr, 16 shtator /ATSH-DPA/- Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe shënuan një rënie më të madhe sesa ishte parashikuar, sipas të dhënat zyrtare.

Vëllimi i shitjeve me pakicë ra me 1,6% nga muaji në muaj, në ndryshim nga rritja prej 0,4% në korrik, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare.

Ekonomistët kishin parashikuar një rënie të moderuar prej 0,5%.

Gjithashtu, shitjet me pakicë, pa përfshirë karburantin e automjeteve, ranë gjithashtu me 1,6% pas rritjes me 0,4% në korrik. Shitjet ishin parashikuar të kishin një rënie të lehtë prej 0,7%.

Vëllimet e shitjeve të dyqaneve joushqimore ranë 1,9% dhe shitjet e dyqaneve ushqimore ranë 0,8%. Vëllimet e shitjeve të karburanteve të automjeteve shënuan një rënie prej 1,7%.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like