Blloku 1 i TEC Manastir është rikthyer në rrjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Blloku 1 i TEC Manastir është rikthyer në rrjet mëngjesin e sotëm. ASH EMV njoftoi se pas përfundimit të aktiviteteve servis-riparuese, impianti është në funksion dhe punon me kapacitet maksimal.

“TEC Manastir aktualisht është duke punuar me dy nga tre blloqet. Përveç Bllokut 1, në funksion është edhe Blloku 2, ndërsa në Bllokun 3 janë duke u zhvilluar ende aktivitetet për instalimin e transformatorit të ri”, njoftojnë nga SHA EMV.
Për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet vendi dhe nevojës për prodhim të vazhdueshëm dhe të shtuar të energjisë elektrike, siç theksohet nga ASH EMV, riparimet dhe rehabilitimi i pjesëve të blloqeve bëhen kur të krijohet mundësia, pa rrezikuar stabilitetin e termocentraleve.


You may also like