Bllokohet transferimi i Muriqit te Brugge, Lazio kërcënon me padi në FIFA

by admin
Spread the love

Lazio dhe Club Brugge ishin dakordësuar në çdo detaj, mungonte vetëm firma e lojtarit në kontratë, por pas zhvillimit të vizitave mjekësore, klubi belg ka bllokuar transferimin e Vedat Muqriqit nga bardhekaltërit.

Situata e krijuar ka “çmendur” Lotiton, që tashmë kërcënon se do të kërkojë që FIFA të marrë masa ndaj Club Brugge, shkruan “Il Messaggero”.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Sipas belgëve sulmuesi kosovar nuk ka bindur në testet mjekësore, por në Romë askush nuk beson se Muriqi ka “ngelur” gjatë vizitave mjekësore.

Bardhekaltërit mendojnë që Brugge sillet kështu që të ulë vlerën e lojtarit, ndonëse palët kishin  rënë dakord që transferimi të bëhej për 11.5 milionë euro. Kjo lëvizje e klubit belg, ka alarmuar Lotiton, që kërcënon se do di padisë në FIFA. / Oversport.tv

Foto: Real Mallorca Twitter

You may also like