Blinken: SHBA dhe Izraeli duan të shohin zgjatjen e armëpushimit

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është sot në Bruksel dhe po flet në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ai thotë se SHBA-të do të donin që pauza në luftimet midis Izraelit dhe Gazës të zgjatet dhe se po punon drejt këtij qëllimi “çdo ditë”.

“Vazhdimi i tij me përkufizim do të thotë se më shumë pengje do të ktheheshin në shtëpi, më shumë ndihmë do të hynin [në Gaza].

“Është e qartë, kjo është diçka që ne duam. Unë besoj se është diçka që edhe Izraeli dëshiron,” tha ai në takim.

Ministrat të jashtëm të G7 përmes një deklarate të përbashkët thanë se kjo gjë do të sillte lirim të mëtejshëm të më shumë pengjeve por dhe më shumë ndihma humanitare.

Si pasojë e luftimeve në Gaza kanë humbur jetën më shumë se 15 mijë persona. Ndërkohë nga sulmi i grupit  militant islamik u vranë 1200 izraelitë dhe u morën peng më shumë se 240 të tjerë, nga të cilët është liruar vetëm një pjesë e vogël.


Top Channel

You may also like