Blinken: Kosova, partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se Kosova është një i mik i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai në takimin e sotëm që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar se presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, u ka dërguar atyre përshëndetje.

“E mrekullueshme të ju kem të dyve këtu në Departamentin Amerikan të Shtetit.  Kosova është një partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç e dini ju të gjithë kemi një histori të gjatë dhe të fortë së bashku, mes dyja shteteve. Veçanërisht, me presidentin Biden ai u dërgon përshëndetje të ngrohta juve”,ka thënë Blinken, njofton KlanKosova.tv.

You may also like