Blinken kërkesë Kurtit: Kryetarët veriorë t’i kryejnë detyrat jashtë objekteve komunale

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’u sigurojë kryetarëve veriorë lokacion për kryrjen e detyrave, jashtë objekteve komunale.

Të njëjtën kërkesë e pati edhe për Policinë e Kosovës, për t’i larguar nga zona, transmeton klankosova.tv.

Për më shumë, ja deklarata e plotë e Blinken nga DASH:

’’U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet’’.

’’Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve’’.

‘’Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme’’.

’’Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia’’.

’’Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve’’.

You may also like