Blinken i shkruan letër Vuçiqit: Liderët e Serbisë dhe Kosovës të bëjnë kompromise të vështira

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, i ka shkruar letër urimi për ditën e shtetësisë së Serbisë, presidentit të këtij shteti Aleksandar Vuçiq.

Në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kryediplomati nga Washingtoni mes tjerash, i përmend presidentit në Beograd, ujdinë me Kosovën, njofton Shqip.

“Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, thotë Blinken.

Ndërkohë të martën po për nder të ditës së shtetësisë së Serbisë, që festohet më 15 shkurt, Vuçiqit, i dërgoi letër urimi edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, njofton Shqip.

“Në vitin që është para nesh, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme më paqësore dhe me prosperitet për rajonin”, shkroi Biden.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Biden uron Vuçiqin, ia shpreh mbështetjen për rrugën drejt BE-së dhe marrëveshjen me Kosovën (VIDEO)

 

 

 

You may also like