Blindoi dyert që të mos shihen ushtarët e armatosur, Evi Kokalari i kthehet Bashës: Të ka hyrë frika në palcë nga protesta e 8 Janarit

by admin
Spread the love

Aktivistja Evi Kokalari, njëkohësisht mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, ku në një postim në Facebook, ajo shkruan se Basha ka blinduar dyert e selisë blu dhe ka mbuluar xhamat që të mos dallohen “ushtarët e armatosur” brenda.

Kokalari shkruan më tej se nga ky veprim i kryedemokratit nxjerr dy përfundime, duke thënë se Bashës i ka hyrë frika nga protesta paqësore e 8 Janarit dhe nga ana tjetër, po tregon se do të mbajë selinë peng me forcë.

Postimi:

“Lulzim Basha ka installuar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e a**rmatosur’ brënda.

Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dh**unë.
Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar p**lagoset, vijani fajet diktatorëve, dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa.

Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin #2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan ajo.

You may also like