​Bleu lokale në Fushë Kosovë me paratë e prostitucionit, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit

by admin
Spread the love

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me inicialet F.Rr, pasi ai me mjetet materiale të përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale, aktivitete që ishin të ndërlidhura me vepra si ‘’Trafikim me qenie njerëzorë’’, ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’, ka bërë pagesën e lokaleve afariste të cilat gjendet në Fushë Kosovë.

Sipas gjykatës, me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit së pasurisë të përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale dhe ikjes nga përgjegjësia penale, asnjëherë nuk e ka bërë bartjen e këtyre lokaleve në emër të vet, por të njëjtat edhe sot evidentohen në emër të pronarit të më hershëm.

“Me këto veprime i pandehuri F.Rr., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Shpëlarje e parave’’ nga neni 308 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L96”, thuhet në njoftim.

You may also like