Blero zbulon kur do të bëhet baba përsëri si dhe tregon apo jeton ai tek shtëpia e Afronës apo Afrona tek e tija

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtari i njohur, Blerim ‘Blero’ Muharremaj ka treguar më të rejat e tij nga fusha personale dhe ajo profesionale.

Blero tregoi se projekti i ri i tij do të publikohet më së largu në dy javët e ardhshme, gjithashtu ai tregoi edhe të veçantën e këtij projekti. Ndër të tjera në një intervistë për “Gazeta Demos” ai foli edhe për jetën bashkëshortore dhe për vajzën e tij, Tarën.

A po qëndron Blero tek Afrona apo Afrona tek Blero?

Blero: Po qëndrojmë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë. Bëjmë shumë lëvizje, por për momentin nuk e kemi ndër mend të caktojmë vendbanim, sepse punët tona janë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë, kështu që po qëndroj edhe unë tek ajo edhe ajo tek unë.

A është Blero gati të bëhet baba për herë të dytë?

Blero: Disa gjërave iu shkojmë me përgatije, për momentin nuk e kemi në plan, por sigurisht kjo punë është në dorë të Zotit.

A keni ndonjë projekt që jeni duke e realizuar? Nese po, a mund ta bëni ekskluzive për Gazetën Demos?

Blero: Këtë javë fillojnë xhirimet e projektit tim të ri. Ky projekt do të quhet “Hala” dhe besoj që për dy javë do të jetë gati. Gjithashtu, mund të ju them që nuk është bashkëpunim.

Ku është duke u xhiruar ky projekt dhe cila është e veçanta e tij?

Blero: Projekti “Hala” është duke u xhiruar në Kosovë nga kompania “Asha” në krye me Alban Zogjanin. Ndërsa, e veçanta e tërë këtij projekti përveç këngës e cila është shumë e mirë, është skenari i videoklipit. Është një videoklip jashtëzakonisht interesant që do ta bëjë këtë projekt të realizuar në mënyrë përfekte.

Pas këtij projekti solo që sapo e zbuluat, projekti i radhës a do të jetë bashkëpunim?

Blero: Mund të ju them që pas këtij projekti do ta sjell një bashkëpunim, emrin nuk dua ta zbuloj tani, por që është një vajzë mund ta them.

Njiheni për bashkëpunime të sukseshme. Cilin nga bashkëpunimet e tua ju pëlqen më shumë?

Blero: Secilin bashkëpunim që e kam pasë, e ka pasur kohën e tij. Të gjithë bashkëpunimet që i kam i vlerësoj shumë, sepse secili prej tyre ka qenë në kohën e duhur. Unë nuk mund t’i ndaj, secili prej tyre e transmeton te publiku mesazhin dhe emocionin e vet.

Cila këngë e juaja nuk ju pëlqen?

Blero: Asnjë këngë që nuk më pëlqen, nuk e publikoj. Nëse nuk e ndiej shpirtërisht një këngë, nuk e realizoj pavarësisht shijes së publikut, e cila është temë tjetër

Sipas jush, cila ka qenë kënga më e mirë e kësaj vere?

Blero: Të gjithë kolegët të cilët punojnë unë i vlerësoj shumë. Tash e dy vite ne po përballemi me një situatë të pazakonshne dhe është shumë problem të vlerësoj në këto rrethana punën e tjetrit. Mund të them që kënga ime “Telenovela” më është fiksuar, sa i përket këngëve të kolegëve, kënga e Majkut në bashkëpunim me Ledrin më ka mbetur në mendje më shumë dhe mendoj se ka qenë pak më interesante. Të dy i kam shokë dhe janë artistë të jashtëzakonshëm, ku dhe bashkëpunimi ka qenë shumë i qëlluar.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid. A mendoni se duhet të hapet në total gastronomia?

Blero: Unë mendoj që ora policore duhet të largohet, sepse e shoh totalisht të pakuptimtë, por nuk mendoj që jemi gati për hapje totale, sepse ishim dëshmitarë që varianti Delta ishte version shumë i rëndë, i cili na befasoi të gjithëve. Kështu që, unë mendoj që këto masa duhet të mbesin të njëjta, të paktën deri në fund të vitit që të mos rrezikojmë.

Po ju personalisht, a keni qenë të infektuar me Covid-19 dhe nese po, si e keni kaluar?

Blero: Po, unë e kam kaluar Covidin dhe nuk e kam përjetuar rëndë. Në fakt nuk e dija që isha me Covid, por pas testimeve kam rezultuar që kam qenë pozitiv.

A mund të na thoni një detaj që ju veçon nga jeta juaj personale dhe ajo profesionale?

Blero: Një detaj që më dallon nga jeta e përditshme dhe asaj si artist është puna strikte që e bëj. Unë nuk dal nga studio nëse puna, nuk është e punuar mirë deri në detajin e fundit. Në momentin që gjendem në studio jam dikush tjetër, ndërsa në momentin që largohem nga studio jam një Blero tjetër.

A mund të na tregoni se sa kohë po kaloni me Tarën dhe a është duke u marrë me muzikë?

Blero: Ajo për mua është gjithçka, është e tërë bota. Tara vazhdon të jetë e fokusuar shumë në shkollë, vazhdon ta dojë fushën e artit tejet shumë, vallëzimin, këndimin, aktrimin. Ne të dy e kemi dhënë një premtim që ta realizojmë një këngë bashkë. Në këtë këngë jemi ende duke punuar, por sigurisht ky projekt nuk mund të bëhet me stres apo inponim, kjo këngë shkon vetëm me dëshirë dhe në moment që Tara është gati, do ta realizojmë këtë dëshirë. Përndryshe, nuk e detyroj të vijë në studio, po nuk më detyroj ajo të shkojmë. Si prindër, unë dhe Teuta jemi shumë krenarë me Tarën.

Blero: Si urim për fund sa jemi te fëmijët, të gjithë fëmijëve në botë i dëshiroj shëndet të plotë dhe lumturi të pafund!

Kujtojmë se kënga e fundit e Bleros është bashkëpunimi me Albos, e cila quhet “Telenovela”.


You may also like