Blendi Fevziu hap arkivat: Të vetmet e këtij lloji në 32 vite

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur  Blendi Fevziu, ka vendosur të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale, disa nga fotot më të veçanta të arkivës së tij profesionale, ku në një postim, ai shprehet se ky veprim lidhet në fakt me 25 vitet e emisionit në transmetim, ndërsa e nis pikërisht me përballjen në studio të konkurentëve të rëndësishëm politik.

“Me 31 Gusht OPINION mbush 25 vite ne transmetim dhe hyn ne vitin e 26 – te. Deri me 31 Gusht do publikoj disa nga fPërmes otot me te vecanta te ketyre 25 viteve. 4 fotot e para deshmojne dy debatet e vetme direkte te konkurenteve te rendesishem politike ne Shqiperi. I pari, debati Nano – Berisha me 31 Janar 2002. Berisha ishte kryetar i PD, ndersa Nano i PS. Ata nuk ishin takuar bashke qe prej 11 vitesh. Debati ishte njekohesisht edhe komunikimi i pare i tyre. Debati u transmetua ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, nga 86 tv lokale.

2 fotot e dyta i takojne debatit te pare, Rama – Mustafaj ne zgjedhjet lokale per Bashkine Tirane me 14 Shtator 2000. Te dy debatet mbeten te vetmet e ketij lloji ne 32 vite te shqiperise multipartiake”, shkruan Fevziu.

You may also like