Blatter: Është faji im, Kupa e Botës nuk duhej zhvilluar në Katar

by admin
Spread the love

Botërori do të nisë pas 12 ditësh por kritikat për zhvillimin e kompeticionit në Katar nuk janë shuar.

Sepp Blatter, i cili në atë kohë mbështeti kandidaturën si president i FIFA-s, e konsideron atë zgjedhje gabim.

“Ishte një zgjedhje e gabuar dhe unë jam përgjegjës, si president i FIFA-s në atë kohë,”- tha ai në një intervistë për “Tamedia”.

Më tej ish-kreu i FIFA-s thekson se pas Russia 2018, do të ishte mirë që Kupën e Botës ta kishin marrë USA si një shenjë paqeje.

“Do të ishte një gjest paqeje nëse këta dy kundërshtarë politikë do të kishin organizuar Botërorin njëri pas tjetrit“-tha ai.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like