Bjellorusia vendos sanksione edhe ndaj Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love




Bjellorusia ka vendosur embargo për importin e një game të gjerë produktesh ushqimore nga vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Minskut zyrtar, që nga 1 janari 2022, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bjelloruse.

Në listën e vendeve është edhe Maqedonia e Veriut.

Lista e ushqimeve, importi i të cilave në Bjellorusi është i ndaluar përfshin produkte mishi, kripë, ëmbëlsira, qumësht, arra dhe fruta.

Sanksionet, të cilat hyjnë në fuqi më 1 janar 2022, janë të vlefshme për gjashtë muaj. /SHENJA/


You may also like