Biznes të lojërave të fatit në Shqipëri? Hysa: Nëse hapësirat do ta lejonin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I akuzuar në një portal meksikan për lidhje me kartelin e drogës Sinaloa, biznesmeni shqiptar Luftar Hysa ka mohuar këtë akuzë, ndërsa tha se në jetën e tij nuk ka patur kurrë lidhje të tilla dhe nuk ka qenë kurrë i akuzuar apo i gjykuar në asnjë nga vendet ku ka kryer aktivitetin e tij të biznesit, që kryesisht është i fokusuar në veprimtarinë e lojërave të fatit.

I pyetur nëse kishte ndonjë plan për biznes në Shqipëri, Hysa tha se nëse ligji do ta lejonte do ta shikonte këtë mundësi.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Keni plan biznesesh në Shqipëri?

Hysa: Nuk kam ndonjë plan, por nëse hapësirat do ta lejonin…unë  nuk shes byreqe, edhe pse i pëlqej shumë. Unë bredh nëpër botë. Unë gjej një hapësirë dhe nëse ka një hapësirë ligjore…

Fevziu: Jeni një biznes delikat. Folët për byreqe, por byreqet janë biznes i kthjellët, biznesi i kazinove është me shumë dritëhije.

Hysa: Unë jam në lojërat e fatit, kudo ku tregjet hapen unë shkoj dhe prezantoj kompaninë time nëse ligji ma lejon.

Fevziu: Aktualisht jeni në Meksikë dhe Belize.

Hysa: Jam në Meksikë, Belize, kam një kompani në Gjermani.

Fevziu: Po në Kanada pse nuk hapni?

Hysa: Kam një restorant në Kanada, që është  ndër më të mirat, me 4.8 rating.

Fevziu: Keni patur ndonjëherë probleme me drejtësinë në vendet ku keni jetuar?

Hysa: Kjo pyetje është jo e duhura, por do të përgjigjem. Neve kudo ku shkojmë bëjmë biznese , psh kur kam shkuar në Belizë do kalosh në të gjitha kanalet nga interpoli. Dhe unë s’kam qenë as i  gjykuar, as i akuzuar asgjë në këtë jetë. Me gjëra të tjera unë nuk merrem. Zyrtarisht zero. As unë as vëllezërit, e mi, as partnernët e mi./Opinion.al

You may also like