Bitcoin thyen rekord përsëri dhe arrin vlerën më të lartë të të gjitha kohërave – Kjo është vlera momentale – Shqip

by admin
Spread the love

16:08 | 20 Tetor 2021

Vlera ishte duke u rritur gradualisht, dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ajo veçse iu ishte afruar shumë rekordit paraprak.

Të martën, vlera e Bitcoin iu afrua më shumë se asnjëherë më parë vlerës më të lartë që ka arritur ndonjëherë. Që nga lansimi i fondit të ETF të së ardhmes në SHBA këtë jave, lëvizjet në vlerë janë dalluar, shkruan lajmi.net.

Pas lëvizjeve që janë vënë re në ditët e fundit, Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë që nga ajo e prillit kur preku vlerën $64,889 dhe për momentin ka arritur vlerën prej $60,039.70.

Vlera është rritur brenda minutave në mënyrë drastike, pasi që më herët gjatë ditës në indeksin e  Fear/Greed është vënë re se lakmia në blerje të Bitcoin ka qenë në nivele shumë të larta.

Lëvizja është duke ndodhur aq shpejt, dhe rekordi i ri për momentin është akoma në rritje.

Ekspertët nuk kanë komentuar asgjë rreth çështjes akoma, mirëpo pritet se së shpejti do të ketë komente në lidhje me këtë ndodhi, e cila veçse ishte e pritshme për shkak se interesi për Bitcoin në 24 orët e fundit ka qenë shumë i lartë. /Shqip/

You may also like