Bitcoin i afrohet vlerës më të lartë të të gjitha kohërave – Ekspertët rritje në vlerë si asnjëherë më parë – Shqip

by admin
Spread the love

11:00 | 20 Tetor 2021

Ekspertët thonë se në muajt në vazhdim Bitcoin do të ketë rritje drastike të ngjashme me ato të prillit, por edhe më ekstreme.

Të martën, vlera e Bitcoin iu afrua më shumë se asnjëherë më parë vlerës më të lartë që ka arritur ndonjëherë, që ishte në prill të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Që nga lansimi i fondit të ETF të së ardhmes në SHBA këtë jave, lëvizjet në vlerë janë dalluar.

Vlera e Bitcoin arriti vlerën më të lartë deri më tani me 14 prill, kur arriti vlerën prej $64,899, dhe në orët e hershme të mëngjesit, ajo arrti vlerën më të lartë prej $64,300.

Mirëpo kjo vlerë ka rënë pak nga nata e djeshme, në $64,109 për momentin.

Lakmia për blerje është në nivele të larta, duke vënë shumë dallim mes ofertës dhe kërkesës.

Ekspertët presin që brenda një kohë shumë të shkurtër, Bitcoin do të tejkaloj vlerën prej $100,000, mirëpo ka ekspert të tjerë që janë skeptik për këtë. /Shqip/

You may also like