Bislimovski: Kufizime nuk ka, por nevojitet shpenzim racional i energjisë elektrike

by admin
Spread the love




Kufizime nuk ka, furnizimi me energji elektrike është stabil dhe situata në sektorin energjetik është nën kontroll, është konkludimi kryesor nga takimi koordinativ i Komisionit rregullator për energjetikë dhe resurse të ujit (KRRE) me kompanitë energjetike ESM, MEPSO, EVN Hom, Elektro distribuimi dhe MEMO.

“Ende zgjatë kriza energjetike. Është fat që kufizime nuk ka, ndërsa furnizimi me energjinë elektrike në periudhën e fundit është stabile, por megjithatë nevojitet shpenzimi i saj racionale. Në këto muaj të krizës përmes koordinimeve të përbashkëta të rregullta i marrim të gjitha masat e nevojshme, ndër të cilat është realizuar edhe iniciativa e KRRE-së për zgjerimin e listës së kategorive të cenueshme të cilat marrin mbështetje direkte financiare”, deklaroi kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski pas takimit koordinativ.

Ai përkujtoi se konsumatorëve të rrezikuar të energjisë në llogaritë u është llogaritur shtesë në para për shkak të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsumin e energjisë.


You may also like