Bislimoski: Problemi me “Makpetrolin” është tejkaluar

by admin
Spread the love

Problemi me “Makpetrol”-in është tejkaluar dhe kompania në ditët në vijim do të dorëzojë oferta për të gjithë konsumatorët, deklaroi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRE), Marko Bislimovski.

Sipas tij, gaz do të ketë, ndërsa konkurrenca do të sigurohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, prej kur do të vlejnë rregullat e reja të tregut.

Konsumatorët, siç tha Bislimovski në një paraqitje në TV 24, duhet ta dinë se “Makpetrol” siç ka funksionuar deri më tani nuk do të jetë. “Makpetrol” do t’u dorëzojë nominime dhe nëse konsumatorët heqin dorë, marrin më shumë, do të paguajnë më shumë për atë, por jo “Makpetrol”-it, por sistem operatorit transmetues GA-MA.

“Makpetrol” u dakordua me këtë qasje sepse në një farë mënyre janë hequr rreziqet e caktuara që ishin tek furnizuesit me përfshirjen e GA-MA. Domethënë, rreziqet që ishin të furnizuesve, të mos përballen me probleme likuiditeti nëse nuk paguajnë konsumatorë të caktuar do t’i ndërmarrë shteti përmes GA-MA, por besoj se këto do të jenë devijime të vogla dhe kështu do ta zgjidhim problemin”, kryetari i KRE, i cili sot organizoi debat publik për rregullat e reja për furnizimin me gaz natyror, të cilat duhet të hyjnë në fuqi më 1 janar.

Në takimin me kompanitë shtetërore NER dhe GA-MA, si dhe tregtarët, furnizuesit dhe konsumatorë, u dakorduan që procesi të fillojë sipas planit. Megjithatë, theksoi ai, për të hequr disa rreziqe që do të ndodhnin me furnizuesit e rinj të gazit natyror, kemi mundësuar që rol më aktiv të merr edhe GA-MA, apo kompania e re që do të krijohet javën e ardhshme, që të marrë përsipër të ndihmojë konsumatorët qpër të dorëzuar nominime, gjatë prodhimit dhe punimeve të caktuara teknike, me çka mundësuam që tregtarët dhe furnizuesit të punojnë së bashku me konsumatorët në janar, me qëllim për ta relaksuar situatën.

 

You may also like