Bislimit vetëm i kërkova të mos bëjë zhurmë dhe të qëndrojë i qetë kur flasin deputetët – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i ka kërkuar që të mos bëjë zhurmë dhe të qëndrojë i qetë kur flasin deputetët.

Tahiri në Kanal 10 deklaroi se po ta kishte kërcënuar, Bislimi do të duhej të dilte menjëherë në foltore dhe të fliste.

“Ishte një kërkesë e imja, s’kishte sharje as fyerje, unë i kërkova që mundësisht të qëndrojë i qetë në kohën kur flasim ne, mos të ofendojë, mos të lëshojë fjalë. Sepse nuk i ka hije një zv/kryeministri nëvazhdimësi me qenë i zhurmshëm dhe me ngacmu një deputet kur flet”.

‘Ata të dy janë shpifësa”, tha Tahiri, duke iu referuar ministrit Hekuran Murati, i cili doli në foltore si “dëshmitar” se edhe ai e ka dëgjuar kërcënimin.

You may also like