Bislimi: Qeveria është e interesuar ta intensifikojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i parë për
Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka mbajtur takim me Organizatat
e Shoqërisë Civile, raporton Ekonomia Online.

Bislimi tha se Qeveria është e interesuar
ta intensifikojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Ai ka propozuar që takimet të jenë
çdo tre muaj e që në fokus të kenë reformat sa i përket përmbushjes së agjendës
evropiane.

“Ne mendojmë që për të pasur bashkëpunim
të suksesshëm duhet të ketë besim që Qeveria është e interesuar të bashkëpunojë
me shoqërinë civile. Takimet duhet të jenë të rregullta. Natyrisht që për të
pasur sukses duhet të jemi të përgatitur mirë”.

“Synimi jonë është që bashkëpunimi
të jetë gjithëpërfshirës. Bashkërisht të shkojë përtej asaj që kemi pasur si standard
shkëmbimi i informatave gjetja e një konsensusi sa i përket reformave. Ne
kishim takimin e fundit të këshillit ministror dhe në këtë takim kemi pasur dakordim
për këtë aranzhim bashkëpunimin me qeverinë”.

“Ku i shihni problemet me Qeverinë.
Ajo që kisha propozuar është që në 3 mujor të kemi takime dhe të diskutomini për
ERA 2. Të kemi edhe takime shtesë sektoriale. Si Qeveri jemi të interesuar ta
intensifikojmë bashkëpunimin dhe të jemi pjesëmarrës në aktivitet që organizoni
ju”.

You may also like