Bislimi pret në Prishtinë kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar, flasin për Luginën

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka pritur në Prishtinë, Ragmi Mustafin, kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar. Siç thotë Mustafa, biseduan për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar po viziton Kosovën. Ai është pritur sot nga Besnik Bislimi, zëvendës i kryeministrit Albin Kurti.

Në takim raportohet të jetë diskutuar qasja që do të mundësonte përmirësim të situatës së Shqiptarëve ne Kosovën Lindore.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpritem nga zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Besnik Bislimi”, shkroi Mustafi në Facebook.

“Bashkë për një qasje strategjike e programatike për të përmirësuar pozitën e Luginës së Preshevës”, shtoi ai.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës në projektligjin për buxhetin e vitit 2022 ka ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

Një veprim i tillë nga ana e institucioneve të Kosovës u mirëprit nga spektri politik atje.

You may also like