Bislimi nuk mjafton, Kosova ndalet në barazim përballë Ishujve Faraoe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova ndalet në barazim 1-1 përballë modestërve të Ishujve Faraoe në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme. Dardanët arritën të kalonin të parët në avantazh, por nuk e menaxhuan dot mirë lojën duke pësuar golin që vendosi dhe vulosi baraspeshën e këtij takimi.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e parë, asnjë nga ekipet nuk ia del dot të ndryshojë fatet e takimit. Për të prishur ekuilibrat mendon mesfushori i Luganos, Uran Bislimi që çon topin në rrjetë duke i dhënë edhe avantazhin Kosovës.

Një Kosovë në mungesë të yjeve sot pasi nuk ishin grumbulluar emra të rëndësishëm, krijoi idenë se mund ta fitonte ndeshjen. Megjithatë, në minutën e 77-të vjen edhe goli i baraspeshën nga Radosavljevic që vulos edhe rezultatin final të takimit. Me këtë barazim Kosova mbyll miqësoret e këtij viti. /oversport.tv

You may also like