Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel/ Vuçiç: Pata një takim të vështirë me Kurtin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ka pasur një takim të vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel.

“Besoj se do të kemi shumë takime në periudhën e ardhshme”, tha ai.

Kurti dhe Vuçic zhvilluan takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në tryezën e diskutimeve ishte propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veçmas, me zyrtarët evropianë.

Borrell pret që palët të kenë qasje konstruktive ndaj një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter.

You may also like