Bisedimet bullgaro-maqedonase, VMRO: Të merren parasysh qëndrimet tona

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE-ja pret që edhe pala bullgare, edhe ajo vendase, të dëgjojë qëndrimet e opozitës rreth negociatave mes dy vendeve. Nga kjo parti nuk komentojnë nëse do të kërkojnë takim liderësh sapo Kovaçevski të marrë detyrën e kryeministrit dhe para arritjes së Petkovit në Shkup.

Ose do t’i shprehin qëndrimet e tyre nëpërmjet mënyrave të tjera.

“Nuk ka konfirmim zyrtar se do të ketë takim mes Kovaçevskit dhe kryeministrit bullgar por kur të ketë njoftim zyrtar për një takim të tillë, presim që edhe pala bullgare, edhe LSDM-ja, ta dëgjojnë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, partisë me numrin më të madh të deputetëve të Kuvend dhe me numër më të madh të kryetarëve të komunave në shtet.”- deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

You may also like