Biseda telefonike Biden-Putin | TRT Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin biseduan me telefon.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë, citohet Joe Biden të ketë thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjen me vendosmëri me aleatët dhe partnerët e saj” nëse Rusia, e cila ka shtuar forcat e saj ushtarake në kufirin ukrainas, pushton territorin e këtij vendi.”

Biden paralajmëroi gjithashtu se një ndërhyrje e dytë në Ukrainë do të sillte “kosto të shpejtë dhe serioze” për Rusinë.

Në deklaratë u përsërit se pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktonte vuajtje të gjera humanitare dhe do të diskreditonte reputacionin e Rusisë.

Ndërkaq u vu në dukje se Biden u dha përparësi nismave diplomatike për zgjidhjen e çështjes dhe shfaqi një qëndrim të qartë se ai dhe aleatët e tij ishin gati për skenarë të tjerë.

Ndërsa në deklaratën e Kremlinit (Presidencës së Rusisë) bëhet e ditur se “Vladimir Putin i tha Bidenit se ai nuk e kupton pse ai me vetëdije dha paraprakisht informacion të rremë për pushtimin e Ukrainës”.

Pas deklaratës e bërë një ditë më parë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan se Rusia mund të fillojë pushtimin e Ukrainës, vëmendja ishte kthyer nga biseda ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.

Administrata amerikane urdhëroi personelin diplomatik jo të detyrueshëm  në Ukrainë të largohet nga vendi dhe gjithashtu vendosi të tërheqë 160 ushtarë nga Ukraina.

 

You may also like