Biseda me Tottin dhe e ardhmja? Dybala sqaron gjithçka

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Paulo Dybala ishte një nga futbollistët e shumtë që ishin ftuar në ndeshjen e bamirësisë së organizuar nga Samuel Eto’o. Sulmuesi argjentinas pas ndeshjes nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve për sa i përket të ardhmes së tij.

“Jam i lumtur që jam këtu, kam folur me Samuel edhe më parë dhe është një njeri i madh. Nuk mund të mungoja. Inter? “Dua të flas vetëm për eventin tani jo për të ardhmen time”.

BISEDA ME TOTTIN- “Totti është një idhull, fjalët e tij të ngrohta janë të bukura dhe i pranoj me kënaqësi. Për momentin jam i qetë. Nesër do të nisem me kombëtaren, kemi një ndeshje të bukur kundër Italisë. Do të jetë një sfidë e bukur”.

E ARDHMJA- “Nesër do të nisem për Spanjë për t’u bashkuar me shokët, më pas do të bëj disa pushime të bukura. PSG? Nuk e di, akoma nuk e di çfarë do të bëj. Kërkoj të zgjedh më të mirën për veten time”. /oversport.tv

You may also like