Bindet edhe Brozovic për rinovimin, zyrtarizimi vjen pas derbit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi po tregohet shumë aktiv në merkato, por në të njëjtën kohë drejtuesit zikaltër po punojnë me rinovimet e kontratave me lojtarët aktualë që të ruajnë grupin e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport” është arritur tashmë marrëveshja e rinovimit të kontratës me Marcelo Brozovic.

Mesfushori kroat do të përfitojë 6 milion euro në sezon, që bashkë me bonuset e ndryshme mund të shkojë deri në 7 milion euro.

Kontrata e re e lidh kroatin me klubin zikaltër deri në qershor të vitit 2026. Zyrtarizimi pritet që të bëhet pas derbit të 5 shkurtit. / Oversport.tv

You may also like