Bileta false në treg, KB Trepça i bën thirrje policisë të intervenojë

by admin
Spread the love

Klubi basketbollistik Trepça, ka bërë të ditur se në treg kanë hasur bileta të falsifikuara.

Klubi mitrovicas i ka bërë thirrje policisë që të reagojë duke marrë masa.

Në fotografi janë treguar edhe biletat false.

“Në treg janë hasur bileta te falsifikuara. Klubi njofton të gjithë që rruga e vetme për t’u pajisur me bileta valide për hyrje ka qenë blerja nga pika e autorizuar nga klubi dhe se klubi nuk mbanë përgjegjësi për personat që mund të bien pre e mashtrimeve.

JU NJOFTOJMË QË BILETAT KANË ELEMENTE SIGURIE SIKURSE ËSHTË FOLIA NDRIÇUESE E CILA GARANTON AUTENTICITETIN E BILETËS.

Ju bëjmë thirrje organeve kompetente si Policia e Kosovës dhe Sigurimit MGR në rast të identifikimit të personave që tentojnë të hynë me bileta të falsifikuara të marrin masa konkrete ndaj tyre,KUJDES të shtuar në dyert hyrëse

Biletat në foto janë biletat e falsifikuara”.

Sonte me fillim nga ora 20:30, në palestrën sportive “Minatori”, do të zhvillohet finalja e dytë në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Finalen e parë e kishte fituar Golden Eagle Ylli me një pikë epërsi 63:62.

You may also like