Bilbao heq qafe Realin nga Kupa, edhe Betis në gjysmëfinale

by admin
Spread the love

Athletic Bilbao ka eliminuar Real Madrid nga Kupa e Mbretit dhe është bërë skuadra e katërt që kualifikohet në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Baskëve u mjaftoi një gol i Berenguer një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Një ditë më parë ishin kualifikuar edhe Rayo Vallecano e Valencia, kurse sot të njëjtën gjë bëri edhe Betis, pasi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 baskët e Real Sociedad.

Juanmi shënoi dy herë në portën e Sociedad, kurse Willian Jose pas një penalltie me VAR i mbylli të gjitha llogaritë me golin e tretë. Në fund në listën e shënuesve e vendosi emrin edhe Ruibal.

KUPA E MBRETIT – ÇEREKFINALET
Real Sociedad-Betis 0-4
Shënues: Juanmi 12′, 57′, Willian Jose (pen.) 83′, Ruibal 87′

Athletic Bilbao-Real Madrid 1-0
Shënues: Berenguer 89′

/ oversport.tv

You may also like