Bilanci i përballjeve direkte, Argjentina dukshëm superiore ndaj Francës

by admin
Spread the love

Kupa e Botës Katar 2022 do të ulë siparin pasditen e sotme me finale Argjentinë-Francë, dy skuadra që e kanë ngritur nga dy herë në histori këtë trofe dhe do të provojnë ta fitojnë për herë të tretë.

“Gjelat” vijnë me statusin e kampionit në fuqi dhe janë shfaqur padyshim si një nga përfaqësueset më të konsoliduara në këtë Kupë Bote, ndërsa në krahun tjetër te Argjentina janë të gjithë të bashkuar rreth Lionel Messit, i cili ka shansin e fundit t’i japë një Kupë Bote vendit të tij.

Por si është bilanci mes këtyre dy skuadrave? Argjentina dhe Franca janë përballur plot 12 herë në ndeshje zyrtare e miqësore, që prej 930-ës së largët dhe bilanci flet ndjeshëm në favor të amerikano-latinëve, që kanë fituar 6, kanë barazuar tre dhe kanë humbur tre.

Megjithatë këto shifra vlejnë vetëm për statistikë, pasi sfida më e rëndësishme është padyshim ajo e nesërmja dhe vetëm fusha e blertë do të diktojë se cila është më e fortë.

Argjentinë-Francë ndër vite:

2018 (Kupa e Botës) Francë-Argjentinë 4-3
2009 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-2
2007 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-1
1986 (Miqësore) Francë-Argjentinë 2-0
1978 (Kupa e Botës) Argjentinë-Francë 2-1
1977 (Miqësore) Argjentinë-Francë 0-0
1974 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-1
1972 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-0
1971 (Miqësore) Argjentinë-Francë 2-0
1971 (Miqësore) Argjentinë-Francë 3-4
1965 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-0
1930 (Kupa e Botës) Argjentinë-Francë 1-0./ Super Sport


Top Channel

You may also like