Bilanci i Luftës në Ukrainë sipas Rusisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se deri më tani ata kanë shkatërruar 183 avionë, 128 helikopterë, 3.323 tanke dhe automjete të blinduara që i përkasin Ukrainës.

Igor Konashenkov bëri deklarata për veprimet e trupave ruse në luftën që filloi në Ukrainë më 24 shkurt.

Duke thënë se sulmet e ushtrisë ruse vazhduan, Konashenkov raportoi se 2 qendra komanduese-vëzhguese të ushtrisë ukrainase, qendra e komunikimit dhe 34 zona, ku ishin grumbulluar njësitë ushtarake dhe automjetet teknike janë shkatërruar nga raketat me saktësi të lartë të lëshuar nga ajri.

Duke thënë se njësitë taktike luftarake ajrore ruse shkatërruan 3 qendra komanduese dhe 67 zona ushtarake, Konashenkov tha se më shumë se 320 forca nacionaliste ukrainase dhe 47 automjete teknike ushtarake u neutralizuan si rezultat i sulmeve ajrore.

Igor Konashenkov raportoi se ata qëlluan 15 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës në rajonet Lugansk, Donjeck, Harkov dhe Herson me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe se 9 raketat të sisitemit Smerch u shkatërruan në ajër në rajonet Harkov dhe Herson.

Konashenkov, i cili njoftoi se njësitë e raketore dhe artilerisë shkatërruan 62 qendra komanduese, 593 zona ushtarake dhe 55 bateri artilerie, tha: “Deri më sot janë shkatërruar 183 avionë, 128 helikopterë, 1.064 mjete ajrore pa pilot, 325 sisteme raketash të mbrojtjes ajrore, 3.323 tanke dhe automjete të blinduara, 451 raketahedhës shumëgrykësh, 1.731 obusë dhe mortaja, 3.294 automjete ushtarake të Ukrainës”.

  • Moskë – Lavrov: Perëndimi i shpalli luftë totale të gjithë Rusisë

Sergey Lavrov bëri deklarata në lidhje me luftën Ukrainë-Rusi, e cila po vazhdon që nga 24 shkurti (2022), gjatë një takimi të mbajtur në Moskë.

“Vendet perëndimore po përpiqen gjithnjë e më shumë të na kontrollojnë. Ata përdorin një sërë mjetesh, nga sanksionet ekonomike të njëanshme, te mediat globale dhe propaganda krejtësisht mashtruese”, tha shefi i diplomacisë ruse në një reagim ndaj Perëndimit.

Ai vuri në pah se “rusofobia” e promovuar nga disa qeveri është rritur në nivele të paprecedentë.

“Perëndimi na ka shpallur luftë totale, kundër të gjithë Rusisë. Askush nuk e fsheh më këtë fakt”, tha Lavrov duke shtuar se Rusia iu përgjigj kësaj situate me bashkimin e të gjithë patriotëve dhe me rritjen e mbështetjes popullore për politikën e jashtme të vendit.

Sipas tij, kultura për të eliminuar gjithçka që lidhet me Rusinë (në Perëndim) ka arritur në një pikë absurde.

“Klasikë si Çajkovski, Dostojevski, Tolstoi dhe Pushkini u ndaluan. Sot po ndëshkohen gjithashtu figura kombëtare të kulturës dhe artit, të cilët përfaqësojnë kulturën tonë. Përgjithësisht mund të them se kjo situatë do të vazhdojë për një kohë të gjatë”, u shpreh ministri Lavrov.

  • Konashenkov publikon të dhënat e fundit sipas palës ruse në luftën në Ukrainë

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se 1 avion luftarak Mig-29 që i përkiste forcave ajrore ukrainase u rrëzua në rajonin e Odesës.

Igor Konashenkov dha informacione për veprimet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.

Duke bërë të ditur se kanë goditur njësinë e 10-të luftarake malore të ushtrisë ukrainase në rajonin e Donjeckut me raketa ajrore, Konashenkov tha se si rezultat i këtyre sulmeve janë shkatërruar 7 pika komandimi dhe vëzhgimi dhe 13 zona ushtarake.

Konashenkov raportoi se ata shkatërruan radarin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore S-300 në afërsi të qytetit Barvenkovo dhe stacionin e radiolidhjeve dhe radarin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore në Gusarovka të Harkovit.

Më shumë se 250 ushtarë ukrainas dhe 84 automjete ushtarake u neutralizuan nga ushtria ruse, tha Igor Konashenkov.

“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 1 avion Mig-29 të forcave ajrore ukrainase në rajonin e Odessës”, tha ai.

Duke deklaruar se 8 mjete ajrore pa pilot ukrainas u rrëzuan në rajonet Harkov dhe Donjeck dhe raketa balistike Tochka-U në rajonin e Luganskut, Konashenkov tha se njësitë e raketave dhe artilerisë u vunë nën zjarr me 77 qendra komanduese, 412 zona ushtarake dhe 53 bateritë e artilerisë.

“Deri më tani (nga 24 shkurti) janë shkatërruar 180 avionë, 127 helikopterë, 1.027 mjete ajrore pa pilot, 324 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 3.281 tanke dhe automjete të blinduara, 438 raketahedhës shumëgrykësh, 1.693 obusë dhe mortaja, 3.218 automjete ushtarake të Ukrainës”, njoftoi zëdhënësi Konashenkov.

 

You may also like