Bilall Kasami: Çdo ditë dera e komunës do të jetë e hapur për mërgimtarët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e Shtunë, komuna e Tetovës do të jetë e hapur për mërgimtarët çdo ditë.

“NJOFTIM
Të dashur bashkatdhetarë, ❤️
I’u njoftoj se ditën e Shtunë (25.12.2021), duke filluar nga ora 14:00 komuna e Tetovës do të jetë e hapur për Mërgatën, në të cilën ditë unë personalisht së bashku me ekipin tim, do t’iu mirëpresë të gjithëve duke dashur që nga afër t’i dëgjojmë idetë e Juaja, kërkesat, nevojat dhe problematikat me të cilat ballafaqoheni gjatë qëndrimit Tuaj në vendlindje. Gjithashtu të diskutojmë bashkërisht edhe për mënyrën e lehtësimit të nevojave tuaja që ju paraqiten gjatë qëndrimit në vendlindje.” – thuhet në njoftim.

You may also like