Big Mama flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother, komenton mbi akuzën e Antonelës se e shau në serbisht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Big Mama në një lidhje live në Fun Club tha se nuk është penduar për ato se çfarë i tha të premten live në spektakël Antonelës.

Big Mama tha se ajo është treguar 100 përqind reale në kohën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka mohuar ta ketë sharë Antonelën në serbisht, siç pretendoi ish konkurrentja e Përputhen.

“Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother, dhe gjatë gjithë kësaj eksperiencë që kam , ku kam qenë unë ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si ata natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah. Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që jam karakter dhe nuk i kthej vendimit tim”, u shpreh ajo.

“Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte fortë se ruajta etikën e tv-së. Mua më mjafton të më dojë 1000 vetë por kështu siç jam ama, nuk mund të lë dikë të shkelë atë që jam . Doja t’i tregoja ku e ka vendin”, tha tutje Big Mama.


You may also like