Big Mama e revoltur për rastin e Ëmbles

by admin
Spread the love

Në një shkollë në Gostivar disa prindër kanë nënshkruar një peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”, shkruan “Kosovarja”.

Ëmbla, është vajza që e filloi vijimin e mësimit në shkollë ditën e djeshme (2 shkurt), në dallim nga nxënësit e tjerë që e filluan me 1 shkurt.

E gjithë kjo pasi prindërit e fëmijëve që nuk kanë probleme shëndetësore bojkotuan mësimin me pretekst se vajza ka ushtruar agresivitet tek fëmijët e tyre.

Në lidhje me rastin ka pasur reagime të shumta nga persona me pozitë dhe artistë të ndryshëm, e së fundi edhe këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Besiana Kasami.

E njohur për publikun me nofkën, Big Mama, ajo ka reaguar mjaft e revoltuar ndaj prindërve që nisën peticionin kundër vajzës me sëmundjen e sindromës.

“Ju prindër që e nënshkruat peticionin vuani nga sindroma shpirt i zi”: ka qenë mbishkrimi i saj mbi fotografinë e Ëmblës.

Kujtojmë se, Big Mama ka një shok të vogël i cili ka sëmundje të njejtë dhe artistja ushtron mbi të një kujdesë të veçantë.

 

 

 


You may also like