Big Brother ‘zbraz’ rrugët, gastronomët gati t’i paguajnë 100 mijë euro Luizit që të lërë shtëpinë

by admin
Spread the love

Ky edicion i dytë i reality show-t të shumëndjekur, Big Brother VIP është pa diskutim ndër më të shikuarit. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në kryefjalën e përditshmërisë sonë, duke shkaktuar edhe shumë emocione të forta me historitë e tyre, por edhe me debatet brenda katër mureve.

E gjithë vëmendja është për banorët e kësaj shtëpie, teksa kjo vihet re më së miri edhe gjatë të martave e të shtunave, kur jepet live spektakli. Rrugët e qyteteve të ndryshme në Shqipëri e Kosovë zbrazen, për të shijuar spektaklin, teksa duket sikur një ‘pandemi’ e re ka pushtuar shqiptarët.

Kjo zbrazje e qyteteve të ndryshme duket se ka ndikuar edhe në gastronomi, duke i dëmtuar ato gjatë kohës që jepet live spektakli i ‘BBV’. Sipas portalit ‘Veq Shqip’ kështu ka bërë të ditur Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Ky i fundit, në formë shakaje ka treguar se në kohën e ‘Prime-ve’ nuk kanë aspak punë, teksa vetë Kllokoqi propozon edhe një zgjidhje mjaft interesante për këtë problem. Sipas tij, të gjithë gastronomët duhet të bashkohen për t’i paguar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh Luizit, pasi ai është një nga arsyet se pse shqiptarët janë marrosur pas këtij formati.

You may also like