Big Brother është një tualet publik

by admin
Spread the love

Do të jetë apo jo pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP? Kjo është pyetja që po ‘mundon’ çdo kënd që dëshiron ta shohë artistin Robert Aliaj në shtëpinë e Big Brother. Emri i tij është lakuar shumë së fundmi, duke qenë se edhe ‘krushku’ i tij, Sabiani është bërë pjesë e këtij programi.

Publiku po kërkon me ngulm që ai të futet në shtëpi, për të parë reagimin që ai do të ketë ndaj Sabianit, por edhe se sa do të ndikojë në marrëdhënien mes Kristit dhe Keisit. Por, së fundmi, artisti ka vendosur të japë një përgjigje të prerë rreth kësaj teme.

Ai e ka konsideruar Big Brother-in si një tualet publik dhe ka deklaruar se as nuk e mendon fare që të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. ”Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë”, është shprehur artisti i njohur.

Duket se dëshira për të parë Bertin në shtëpinë e Big Brother nuk do të realizohet. Ndërkaq, Sabiani ka filluar të shkojë mirë me Kristin, ndërsa të martën deklaroi se artisti po i futet në zemër.

You may also like