Bieber: Dorëheqja e Zaevit ka edhe lajme të mira, edhe të këqija

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti politik Florian Bieber, pas dorëheqjes së mbrëmshme të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev vlerëson se në këtë ka edhe lajm të mirë edhe lajm të keq.

Në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi Maqedoni, Bieber shkruan se lajmi i mirë është dhënia e dorëheqjes pa pas nevojë për të, që sipas tij, paraqet një hap të rrallë të guximit politik dhe tregon se marrja e përgjegjësisë politike është e mundur.

Lajmi i keq është se opozita nuk është e rikonstruktuar, nacionaliste dhe pro Orbanit”, konsideron Bieber. Ai gjithashtu vlerëson se dorëheqja e Zaevit është për shkak të gabimeve të vetë LSDM-së.

Shkaqet për këtë situatë me dorëheqjen e Zaevit nga pozita udhëheqëse e LSDM-së dhe nga posti i kryeministrit janë në ngërçin në procesin e reformave dhe fushatën e zhvilluar keq, por edhe për shkak të dështimit të Bashkimit Evropian për të realizuar negociatat për shkak të bllokadës bullgare”, shkruan Bieber.

Sipas tij, gjithashtu nuk ka një pasardhës të qartë të postit të kryeministrit dhe nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të krijojë moment për të rifilluar proces serioz reformues.

You may also like