Bie selia e parë e Bashës, Këlliçi dhe demokratët zhvillojnë mbledhje në zyrën e PD-së në Berat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, kanë zhvilluar mesditën e sotme një takim në degën e Partisë Demokratike të Beratit, ku kanë marrë pjesë përfaqësues grupseksioni në rang qarku si dhe deputetë të PD.

Në këtë takim u shtrua si platformë proçesi i ristrukturimit të PD i cili filloi në janar dhe mbaron muajin që vjen.

Gjatë diskutimeve mësohet se u shtrua si propozim zgjedhja e kandidaturave për forumet drejtuese të PD-së.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe deputeti Belind Këlliçi, i dërguar i Komisionit të Rithemelimit si kryesues i grupit të punës për organizimin e degës së PD në Berat.

Belind Këlliçi është shprehur Partia Demokratike ka hyrë në proces riorganizimi për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, ku PD do të ketë kandidatë në çdo bashki.

Ky takim është zhvilluar pa praninë e mediave.

Sipas burimeve te brendshme, dhe deputeti i PD Tomor Alizoti është përkrah demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin dhe liderin historik Sali Berisha.

You may also like